“Championsi” ofron një tjetër përballje të vëllezërve Xhaka

27 Shtator 2016 - 09:45      

Taulant e Granit Xhaka gjatë verës kanë hyrë në histori duke u bërë vëllezërit e parë që kanë luajtur kundër njëri-tjetrit në kuadër të kampionatit evropian të futbollit.

Vëllezërit Xhaka, të mërkurën, ka gjasë të përballen sërish dhe sërish në një garë të madhe të futbollit - në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Skuadra e Taulantit, Basel, luan në udhëtim me skuadrën e Granitit, Arsenal, në kuadër të raundit të dytë të Grupit A. Në ndeshjet e para Arsenali barazoi në udhëtim 1:1 me Parisin, derisa Baseli zviceran luajti po ashtu 1:1 me Ludogoretsin.

Për përballjen e re mes vëllezërve, të hënën, ka folur Xhaka i madh, Taulanti. Ai ka thënë se Granitit i duhet ende kohë tek Arsenali, ndërsa shpreson që Graniti megjithatë të jetë në përbërjen bazë të gjigantit anglez të futbollit.

Vëllezërit Xhaka kanë luajtur kohë të gjatë së bashku, te Baseli. Taulanti ka thënë se po i mungon shumë Graniti, që po shndërrohet në lojtar të adhuruar të tifozëve të Arsenalit, së cilës skuadër iu bashkua gjatë verës nga Borussia Moenchengladbach... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...