Problemet e brendshme prekin Prishtinën në prag të fillimit të sezonit

27 Shtator 2016 - 09:40      

Komunikatës së tifogrupit “Plisat”, skuadra e Sigal Prishtinës i është kundërpërgjigjur po me një komunikatë të lëshuar të hënën.

“Plisat” kanë kërkuar largimin e përforcimit Drilon Hajrizi nga Sigal Prishtina, derisa klubi ka kërkuar nga tifozët të qetësohen, në mënyrë që të krijohet një atmosferë sa më e mirë në prag të fillimit të edicionit 2016/17 që nis muajin tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sigal Prishtina ka thënë se do të sillet përgjegjshëm ndaj të gjithëve që ia duan të mirën klubit, duke pranuar kritika pozitive, por jo edhe ultimatume e shantazhe.

Në komunikatën e klubit bardhekaltër thuhet se Kryesia, stafi menaxherial, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët u janë përqendruar dhe përkushtuar maksimalisht punës dhe përgatitjeve për edicionin e ri.

“Plisat” të dielën kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë zhvillimin e ndeshjeve të Prishtinës me Hajrizin në formacion. Madje, në reagimin e fundit të “Plisave” është kërkuar edhe largimi i katër prej zyrtarëve më të lartë të klubit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...