Gungat mbulojnë shtegun e stërrinovuar të atletikës

27 Shtator 2016 - 08:37      

Pas pauzimit të detyrueshëm dyvjeçar, Federata e Atletikës e Kosovës (FAK), fundjavën që shkoi organizoi kampionatin e seniorëve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Dhe një garë pas dy viteve do të duhej të ishte festë në vete, por ndodhi e kundërta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atletët dhe trajnerët nuk janë ndarë të kënaqur me cilësinë e shtegut të atletikës. Madje, nga klubi më i suksesshëm në Kosovë, Rogana, thonë se një garuese e tij është lënduar shkaku i shtegut jo të rrafshët prej tartani.

Shtegu në stadiumin e Mitrovicës i është nënshtruar një renovimi të tërësishëm më 2014, punimet zgjatën më shumë se që u planifikua dhe në fund, ai prapë nuk u bë sipas standardeve. Prapë u desh të intervenohej në shteg për t'u arnuar, por prapë ka ankesa se nuk është i rrafshët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...