26 Shtator 2016 - 17:41
Pasi “Plisat” reaguan duke thënë se me çdo kusht do të pamundësojnë që Hajrizi të luajë për Prishtinën në sezonin e ri, kryesia e kampionit të Kosovës ka reaguar duke thënë se dashamirët e Prishtinës nuk duhet të merren me shantazhe, kërcënime e ultimatume.
“Plisat”: Drilon Hajrizi nuk do të luajë në Prishtinë dhe pikë
“Stafi Teknik dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar dhe të përkushtuar maksimalisht ndaj punës dhe përgatitjeve për sezonin e ri basketbollistik. Me këtë rast duam të ritheksojmë qëndrimet tona te palëkundura, ashtu siç kemi bërë qe 3 vjet me radhë, ne drejtim te realizimit te qëllimeve tona, të cilat ndikojnë konsiderueshëm në zhvillimin dhe afirmimin e basketbollit tonë. Sukseset historike të këtyre 3 viteve flasin më shumë se gjithçka tjetër”, thuhet në reagimin e Prishtinës.
Kryesia e Prishtinës thotë se do të vazhdojë me mandatin legjitim dhe nuk do të merret me askënd që ka “shfrytëzuar klubin për përfitime personale”.
“Ftojmë te gjithë dashamirët e vërtetë të Prishtinës që t'i thërrasin arsyes dhe ta ruajnë gjakftohtësinë me qëllim të krijimit të një atmosfere sa më të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri dhe mos të bien pre e disa personave të cilët e kanë shfrytëzuar klubin për përfitime personale duke manipuluar me masën nëpërmjet kauzave te paqena. Ne si gjithmonë do t'i kryejmë me përgjegjshmëri të gjitha detyrat tona duke iu referuar mandatit tonë të marrë nga kuvendaret legjitimë te klubit dhe ne bazë të gjitha akteve normative te klubit. Po ashtu do te sillemi përgjegjshëm ndaj te gjithë atyre qe ia duan të mirën Prishtinës, duke pranuar vërejtje e kritika pozitive, por asnjëherë shantazhe, kërcënime e ultimatume. KB Prishtina vazhdon misionin e saj fisnik drejt realizimit te objektivave sezonale me përkrahje te plotë te qytetareve te Prishtinës”, thuhet në fund të reagimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...