Foto: Reuters

Fansat e Arsenalit i kushtojnë këngë Granit Xhakës [video]

26 Shtator 2016 - 14:58      

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shumë shpejt ka arritur të bëhet i preferuari i fansave të Arsenalit, të cilët i kanë kushtuar tani një këngë.

Xhaka u bashkua me Topçinjtë në afatin kalimtar të verës nga klubi gjerman Monchengladbach, dhe deri më tani ka arritur të shënojë dy gola te klubi i ri, transmeton Koha.net.

Ai shënoi dy gola të mrekullueshëm nga rreth 30 metra kundër Hull Cityt dhe Nottingham Forestit, që treguan vlerat e tij të vërteta.

Xhaka ka shpërndarë një video në Facebook të fansave të Arsenalit duke kënduar këngën e tij, për çka ai i ka falënderuar.

“Këngë e mrekullueshme. Fansa fantastik, faleminderit për mbështetjen. Graniti juaj”, ka shkruar Xhaka.

Teksti i këngës thotë se, “është vetëm një Granit Xhaka, përkrah të cilit ecim dhe këndojmë në botën e ëndrrave të Xhakës”.

Kënga në anglisht ka këtë tekst:

There’s only one Granit Xhaka

One Granit Xhaka

Walking along

Singing a song

Walking in a Xhaka Wonderland

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...