26 Shtator 2016 - 10:46
Karius, i cili u bashkua me Liverpoolin në verë, ka lënë jashtë portierin belg Simon Mignolet që ishte zgjedhja e parë për Liverpoolin, transmeton Koha.net.
“Ai mund të luajë përsëri ndaj Sëanseas, tashmë kam folur me portierët, ata e dinë këtë. Ne kishim një ndeshje ndaj Derbit, çfarë mund të bëj? Ai nuk kishte për t’i pritur 500 topa, vetëm dy apo tre. Edhe kundër Hullit, s’jam i sigurt, por nuk ishte as aty punë. Sigurisht se për të ditur se si një lojtar reagon në ndeshje duhen ndeshje. E di që pozicioni i portierit është ndryshe, dhe e respektoj këtë, por do të shohim”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.
Klopp është i kënaqur me reagimin e Simon Mignoletit, për të cilin ka thënë se është një profesionist i vërtetë.
“Simon është një nga profesionistët më të mirë që kemi. Siç kam thënë edhe më parë, para ndeshjes është vetëm vendimi. Pas ndeshjes nëse dikush dëshiron të flas, atëherë ne mund të flasim, por para ndeshjes asgjë më shumë se rreth lojës. Nëse ai dëshiron të flet mund të bisedojmë, s’ka asnjë problem, por nuk do të jetë problem pasi e njoh atë. Nuk mund të premtojmë vendin e titullarit. Ne vetëm mund të themi se kemi marr vendim, përdorni ato”, është shprehur gjermani.
Ndeshjen e radhës në Premier Ligë, Liverpooli e zhvillon në udhëtim te Swansea.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...