Fury, i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet

26 Shtator 2016 - 11:47      

Tyson Fury është në pikën e tij më të ulët pasi është deklaruar jo i shëndoshë për t'u përballur me ukrainasin Vladimir Klitschko në luftën për titujt e botës në peshën e rëndë të boksit profesionist. Kështu thotë trajneri dhe xhaxhai i tij, Peter Fury.

Rimeçi i shumëpritur mes Furyt dhe Klitschkos në Manchester më 29 tetor, është anuluar për herë të dytë, dhe Fury pritet t'i nënshtrohet trajtimit për gjendjen e tij, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Një deklaratë e plotë me arsyetimin e plotë pritet të jepet të martën, por Peter Fury ka dhënë detaje për arsyet pse është shtyrë sërish përballja.

"Mendoj se është kulmi i gjërave. Pasi fitoi titujt e botës, mënyra se si u trajtua ishte e tmerrshme. Ai erdhi tek unë dhe më tha: 'Unë u ktheva dhe mora gazetën dhe prita të lexoja gjëra të mëdha për veten, por menjëherë nisi një kampanjë urrejtje'", rrëfen Peter Fury...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...