
26 Shtator 2016 - 11:31
Kampioni i trefishtë olimpik e përballoi tempin e shpejtë të Kipsangut në fillim, para se të sulmonte kenianin dy kilometra pa mbaruar gara, duke përfunduar me kohë prej 2:03:03 orë, gjashtë sekonda prapa rekordit të botës të Dennis Kimettos, shkruan Reuters.
Kipsang - ish-rekordmeni i botës që e fitoi maratonën e Berlinit tri vite më parë, por njëjtë si Bekele mungoi në Lojërat Olimpike "Rio 2016" muajin e kaluar - nuk arriti të mbahej me Bekelen nga fundi dhe përfundoi dhjetë sekonda prapa tij, përcjell Koha Ditore.
"Unë kam dashur të vrapoj rekord personal, këtë e kisha synim. Koha që arrita është fantastike, por jam pak edhe i zhgënjyer, pasi kam humbur disa sekonda nga fundi dhe kam dështuar të vendos rekord bote", ka thënë Bekele, që ka përmirësuar rekordin e tij personal në maratonë për më tepër se dy minuta...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...