26 Shtator 2016 - 09:55
Futbollistët zakonisht nuk shikojnë të zhvlerësojnë veten, por Antonio, shënuesi i pesë golave këtë stinor për West Ham Unitedin dhe një lojtar që u ftua nga Sam Allarydce më herët këtë muaj në përfaqësuesen e Anglisë, është komod të flasë për turpërimin që përjetoi kur ishte transferuar nga skuadra amatore Tooting & Mitcham për tek ekipi i Kategorisë së Dytë, Reading, në vitin 2008, përcjell Koha Ditore.
"Pasi luaja në futboll amator, unë isha mësuar të ndalja topin e më pas të ngrija kokën lart dhe të pasoja. Por, në stërvitje te Readingu, çdo herë, topi më ikte. Nuk dua të gënjej. Isha një nga ata djem në stërvitje ku skuadra thoshte: 'Nuk e duam këtë me ne! Ai thjesht humb topin sa herë që e prek!'" rrëfen Antonio. "Por më pas luanim pesë kundër pesë dhe shënoja gjithmonë gola. Në ato raste ngjallesha. Isha i mprehtë dhe i shpejtë. Por, ato seanca stërvitore, ushtrimet e pranimit dhe mbajtjes së topin, ishin të tmerrshme", thotë Antonio.
Ai është plot vetëbesim. Ndoshta në moshën 26-vjeçare ai ka mjaftueshëm kredibilitet dhe besim për të folur për pika të cenueshme. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu, veçanërisht ambienti ku është rritur nuk ka qenë ambient ku duhet të tregosh pikat e dobëta.
Antonio është rritur në një shtëpi në Earlsfield, në jugperëndim të Londrës, në një zonë ku dhuna mes bandave ishte e përhapur....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...