26 Shtator 2016 - 08:44
Në fytyrën e Ronaldos ishte vërejtur pakënaqësia kur ai u zëvendësua në minutën e 71-të në ndeshjen e të shtunës që Reali e barazoi 2:2 në udhëtim me Las Palmasin. Për Realin ishte barazimi i dytë rresht, përcjell sot Koha Ditore.
Zidane insiston se marrëdhënia me Ronaldon është mjaft e mirë dhe se zëvendësimin e ka bërë pasi Realin e pret një ndeshje e vështirë në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma kundër Borussia Dortmundit.
"Zëvendësimin nuk e mora pasi Ronaldo nuk po luante mirë. Ne kemi një ndeshje të martën dhe vlerësova se ishte momenti i duhur që ta zëvendësoja. Ai gjithmonë dëshiron të luajë dhe të jetë në fushë, por unë duhet të mendoj për lojtarin dhe atij i duhej pushim dhe të mendoj për ndeshjen e së martës", ka thënë Zidane, përcjellin mediumet spanjolle. "Ai nuk ka qenë i inatosur. Thjesht është interpretim juaji"....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...