26 Shtator 2016 - 10:35
Kosova ndeshjet e para në vaterpolo i zhvilloi me ekipin e grupmoshës së kadetëve, shkruan Koha Ditore. Aktualisht vetëm nga një ekip në vend luhet vaterpolo dhe në mungesë të ekipeve të tjera, ai ekip e përfaqësoi Kosovën në turneun ndërkombëtar që të shtunën u mbajt në Sarajevë të Bosnjës.
Turneun e organizoi klubi boshnjak i vaterpolos, Dabar, ndërsa, pos tij, mori pjesë edhe Kosova, një ekip tjetër boshnjak dhe një ekip kroat.
Në fakt vaterpolo është luajtur dekada më parë, të paktën në Mitrovicë, por ky sport më pas nuk ishte luajtur në vend për kohë të gjatë, ndonëse në disa shtete të rajonit është mjaft i zhvilluar. Pasi nuk ishte luajtur për kohë të gjatë, organizimi i vaterpolos në kuadër të shkollës Zenit nga Prishtina, ishte vlerësuar fillim i ri për sportin në vend....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...