Curri premton Prishtinë edhe më të fortë

26 Shtator 2016 - 08:31      

Skuadra e Prishtinës të shtunën arriti fitoren e pestë në gjashtë ndeshje sa ka zhvilluar këtë edicion në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina në kuadër të xhiros së gjashtë në Drenas mposhti kampionin në fuqi, Ferronikeli, me rezultatin 1:0. Golin e shënoi Debatik Curri.

Por futbollisti me përvojë thotë se Prishtina ende nuk ka arritur nivelin e vet të dëshiruar të lojës, shkruan Koha Ditore. Ai thotë se Prishtina synon që të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme për ta realizuar në fund synimin - të fitoi titullin dhe Kupën.

Curri thotë se sukseset e deritanishme të bardhekaltërve janë rrjedhojë e punës së përbashkët të lojtarëve, Kryesisë dhe po ashtu ndihmës së tifozëve.

"Mendoj që Prishtina ende nuk ka dalë në lojën e saj, besoj që do të zhvillojmë lojëra edhe më të mira në vazhdim të stinorit. Pjesë e këtij suksesi janë lojtarët, Kryesia e klubit që ka qenë në rregull me neve dhe përkrahja e shikuesve. Falë kësaj treshe ne po kemi edhe rezultate", ka thënë Curri të dielën....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...