Muçiqi e Munishi përplasen për problemet në Prishtinë

25 Shtator 2016 - 22:42      

Nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Afrim Muçiqi dhe ish-trajneri i këtij klubi Kushtrim Munishi janë përplasur direkt në KTV për problemet e fundit brenda klubit, që shpien në largimin e Munishit.

Munishi, që u largua nga klubi i Prishtinës pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, ka akuzuar Prishtinën që nuk i ofronte kontratë profesionale duke e mbajtur atë në punë pa kontratë.

Kjo është pranuar edhe nga Muçiqi që ka deklaruar se “kjo ishte shkelje e vogël e rregullave”.

Pas këtyre deklaratave, Muçiqi në Sportin Total ka deklaruar se kryesia pas pesë xhirosh i ka ofruar Munishit kontratë, duke shtuar se trajneri e kishte refuzuar atë. I menjëhershëm ishte reagimi i Munishit, që thotë se kjo nuk kishte ndodhur.

Muçiqi po ashtu ka thënë se një prej arsyeve të problemeve mes klubit dhe Munishit ishte edhe shkolla e futbollit në të cilën, ai thotë se trajneri kishte vazhduar punën. Edhe kjo u mohua nga Munishi.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...