25 Shtator 2016 - 18:11
“Plisat”, që janë duke kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit, thonë se ish-basketbollisti i Trepçës e Pejës nuk do të luajë për klubin bardhekaltër.
Plisat përsëri kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së KB Prishtinës
Ky grup i tifozëve po akuzon faqen zyrtare të klubit të basketbollit Prishtina se po i fshin në rrjetet sociale komentet që janë kundër transferimit të këtij lojtari në Prishtinë. Megjithatë, “Plisat” thonë se nuk do të ndalen dhe se “Drilon Hajrizi nuk do të luajë në Prishtinë”.

Ky është njoftimi i “Plisave”:
Faqja zyrtare e KB Prishtina është duke i fshirë të gjitha komentet të cilat po bëhen kundër transferimit të Drilon Hajrizit në KB Prishtina.
I'u bëjmë me dije se kundërshtimi jonë nuk do të mbetet vetëm këtu, nuk ka forcë që e ndalë zërin tonë.
Drilon Hajrizi nuk do të luaj në Prishtinë dhe pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...