25 Shtator 2016 - 18:07
Në kuadër të xhiros së gjashtë, Atletico mposhti Deportivo La Corunan me rezultat 1 me 0.
Skuadra e Diego Simeones edhe pse për 45 minuta ishte me një lojtar më shumë në fushë e pati shumë të vështirë të siguronte fitoren.
Fajr i Deportivos u ndëshkua me të kuq në minutën e 45-të, ndërsa goli i shumëkërkuar nga madrilenët erdhi në minutën e 70-të. Antoine Griezmann shënoi golin e fitores pas asistimit të Kevin Gameiros.
Tani Atletico kalon në pozitën e tretë dhe bëhet hije e Real Madridit e Barcelonës që prijnë në tabelë. Reali ka 14 pikë, Barça 13 e Atletico bashkë me Bilbaon nga 12.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...