25 Shtator 2016 - 10:44
Fury do të duhej t’i mbronte titujt WBA dhe WBO në rimeçin kundër ukrainasit më 29 tetor, por meçi është anuluar për herë të dytë në këtë vit me arsyen se nuk është i gatshëm për luftë për shkak të gjendjes shëndetësore, raporton Sky Sports.
28 vjeçari i pamposhtur, i cili e kishte anuluar edhe meçin e 9 korrikut, mund t’i humb brezat e fituar kundër Klitschkos, të cilin e kishte larguar nga froni pas 11 vjetëve në nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
Megjithëkëtë, Peter Fury thotë se Tyson do të mbajë titujt e tij pasi nuk duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen aktuale shëndetësore.
“Me gjendjen e Tyson, ai nuk mund të fajësohet. Të dhëna të detajuara së shpejti do të japim për shëndetin e tij. Atij nuk do t’i hiqen dhe nuk duhet t’i hiqen brezat”, ka shkruar ai në Twitter.
Anulimi i meçit për herë të dytë e ka zhgënjyer shumë Klitschkon, i cili ka thënë se është në top formë për të rikthyer titullin e botës.
“I zhgënjyer që Fury ka anuluar luftën për herë të dytë. Jam në top formë dhe do të doja t’i riktheja brezat e kampionit të botës”, ka shkruar Klitschko në Twitter.

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...