Foto: Reuters

Allegri: Jo lehtë ndaj Dinamo Zagrebit, por duam fitore

25 Shtator 2016 - 09:27      

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Palermos, por ai kërkon nga skuadra e tij që tashmë të përqendrohet në sfidën e radhës.

Kampionët e Italisë të martën mbrëma luajnë në ‘Maksimir’ kundër Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton KP.

Tekniku italian thotë se përballja me gjigantin kroat nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, Juve në këtë ndeshje udhëton për fitore.

“Të martën ne duhet të luajmë një lojë të mirë taktike, për shkak se ndeshjet në Evropë gjithmonë janë të vështira”, ka thënë Allegri.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por ne duhet të marrim fitore për të qenë më afër kualifikimit”, tha ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...