Plisat përsëri kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së KB Prishtinës

24 Shtator 2016 - 23:16      

Tifozët nga kryeqyteti “Plisat” përsëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit për shkak të transferimit të Drilon Hajrizit javë më parë.

Prishtina kishte zyrtarizuar më 3 shtator transferimin e Drilon Hajrizit, por një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer “Plisave”, të cilët menjëherë kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë për këtë veprim, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Plisat kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së KB Prishtinës për Drilon Hajrizin

“Plisat” kanë postuar një foto në Facebook, në të cilën shkruan “Jashtë Prishtinës”, kurse në foto janë Blerand Stavileci - president i klubit, Florian Miftari – drejtor, Lulzim Ibrahimi – nënkryetar, si dhe Luan Maloku – drejtor sportiv i KB Prishtinës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...