Pakistani po zhvillon skuadër bejsbolli me lojtarë të kriketit

25 Shtator 2016 - 10:50      

Pas një udhëtimi të gjatë dy orë, përfaqësuesja e Pakistanit në bejsboll vizitoi disa vende në SHBA, e ndër të tjera edhe arenën “MCU Park” në Brooklyn, ku ka luajtur këtë javë në eliminatore për World Baseball Classic.

Gjërat që bejsbollistët e Pakistanit i shikuan ishin krejt ndryshe nga ato në vendlindje, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

“Është sikur të shkosh nga bardh e zi në një botë me ngjyra. Krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim”, thotë bejsbollisti Zubair Nawaz, ndërsa fjalët e tij ia përkthen menaxheri i përfaqësueses Syed Fakhar Shah.

Ndryshe nga përfaqësueset e tjera që morën pjesë në plejof për World Baseball Classic, si Izraeli, Britania e Madhe e Brazili, Pakistani në radhët e veta nuk ka lojtarë të lindur apo rritur në SHBA.

Nawaz, si shembull, është një yll i kriketit në Pakistan dhe ende merr nganjëherë nga 50 dollarë për të luajtur një ndeshje. Por, që nga viti 2009, ai luan edhe bejsboll, një nga disa lojtarë të kriketit të konvertuar në bejsbollistë nga trajnerët që mjet kryesor të instruksionit kanë videot e bejsbollit amerikan.

“Lojtari im i pëlqyer është Derek Jeter. Dhe New York Yankees është ekipi im i pëlqyer”, thotë Nawaz 26-vjeçar, që ëndërron një ditë të luajë në ligën më të mirë në botë, atë MLB në SHBA... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...