25 Shtator 2016 - 09:50
Dyzet e pesë ditë, 22 orë e 38 minuta më vonë, ultramaratonisti amerikan, Karl Meltzer, me dy gjunjët e fashuar dhe me një bateri në kokë për të ndriçuar rrugën, arriti në malin Springer në Georgia të SHBA-së.
Ai është tepër i lumtur me këtë arritje. Nuk është edhe për t'u habitur, pasi vetëm sa përfundoi një garë ekuivalente me ngjitjen 443 herë në ndërtesën “Empire State”.
Që nga 6 gushti, ai ka vrapuar mesatarisht 14.8 orë në ditë, duke djegur 345.122 kalori, duke kaluar nëpër 14 shtete të SHBA-së dhe duke ndërruar plot 20 palë atlete.

Por, gjitha vuajtjet janë jorelevante tash, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Llogaritet se rreth 11 mijë njerëz e kanë përfunduar shtegun Appalachian, por asnjëri nuk e ka përfunduar më shpejt se Meltzeri.
Shtegu Appalachian kalon përgjatë bregut lindor të Amerikës dhe është rrugë e favorizuar për shëtitësit. Përshkon një distancë prej 3.524 kilometra.
Kryesisht përfshin terrene malore dhe fusha të hapura, por kalon edhe nëpër rrugë, qytete dhe ferma, duke u përkujdesur për një peizazh që të lë pa frymë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...