Qemaili i Besës

25 Shtator 2016 - 09:15      

Prej nëntë pikëve sa klubi i futbollit Besa nga Peja i ka fituar në pesë ndeshjet e para të edicionit 2016/2017 në Superligën e Kosovës, gjashtë prej tyre ia ka siguruar Qemail Elshani.

Golat e tij në katër ndeshjet e fundit kanë qenë vendimtarë për Besën për të mos pësuar humbje, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje, dy prej katër golave i ka shënuar në fund të ndeshjes - në minutën e 90-të. Roli që ka marrë Elshani 25-vjeçar te ekipi pejan, ka nisur t'i pëlqejë.

“Po më pëlqen shumë roli i 'jokerit'. Është pozitë shumë e ndërlikuar, por është pozitë që çmohet në futbollin modern”, thotë Elshani në një bisedë për gazetën.

Thotë se për ta kryer në mënyrën më të mirë të mundshme këtë rol, duhen nerva, durim, sakrificë dhe shkathtësi.

“Është rol që edhe paguhet më së shumti”, ka theksuar Elshani.

Megjithatë, mesfushori tregon se për pozitën e tij në ekip, do të vendosë trajneri... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...