Foto: Koha

Klubi më i suksesshëm nis nga zeroja

25 Shtator 2016 - 08:15      

Nuk marrin asnjë qindarkë, por vullneti i tyre për stërvitje është i madh. Prej 1 shtatorit, kanë nisur stërvitjet dhe nuk kanë pushuar e nuk do të pushojnë asnjë ditë të vetme derisa të fillojë edicioni 2016/17, më 1 tetor.

Janë këto volejbollistet e skuadrës së Superligës, Prishtina Volley, që për çdo ditë stërviten në palestrën “1 Tetori”, e që tash e tutje do të jetë shtëpia e tyre për stërvitje dhe ndeshje si vendase, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atmosfera që mbretëronte gjatë stërvitjes së të mërkurës reflektonte optimizëm dhe dëshirë për punë.

Prishtina Volley përbëhet prej 13 lojtareve, të cilat punojnë nën urdhrat e trajnerit më të suksesshëm të pasluftës në volejboll, Naser Krasniqi. Ai pas një pauze katërvjeçare, ka vendosur të aktivizohet dhe të mos e lërë ekipin në “baltë” pas largimit të sponsorit gjeneral... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...