Xhudistët kosovarë morën pikë të rëndësishme për LO “Tokio 2020”

24 Shtator 2016 - 21:21      

Ekipi i kosovar i xhudos i udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka ka marr pikë të rëndëishme drejt arritjes së normës olimpike.

Kuka bën të ditur se Distria Krasniqi, që mori të argjendtën në ‘Grand Prix Zagreb’ në kategorinë 52 kg ka marr 180 pikë, kurse Fjolla Kelmendi me medaljen e bronztë ka marr 120 pikë.

Në Zagreb garoi edhe Akil Gjakova, i cili doli i pesti në kategorinë 73 kg ka marr 80 pikë.
“Ekipi ynë mbeti me dy medalje, Disi e argjendtë kategoria 52 kg 180 pikë. Fjolla e bronztë kategoria 48 kg 120 pikë. Akili i 5 kategoria 73 kg 80 pikë. Pikët janë për ranglistën botërore, nismë e mbarë e ekipit drejt Ranglistës Botërore dhe Lojërave Olimpike Tokyo 2020”, ka shkruar Kuka.

Ai ka thënë se kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ishte atraksion i garës, e sidomos i fëmijëve, me të cilët kishte takim e lojëra, si dhe shumë foto e autografe.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...