24 Shtator 2016 - 21:07
Pogba sot shënoi golin e parë në fanellën e “Djajve të Kuq”, që nga transferimi i tij këtë verë nga Juventusi, në fitoren e thellë prej 4 me 1 ndaj Leicesterit, transmeton Koha.net. Paraqitja e tij e sotme e ka kënaqur menaxherin e tij Jose Mourinho.
“Nuk e di nëse ishte ndeshja e tij më e mirë që kur është transferuar nga Juventusi. Mendoj se luajti mirë edhe kundër Southamptonit e Hullit. Kur ekipi nuk luan mirë, as ai nuk luan mirë, kur ekipi luan mirë edhe ai është më i mirë. Të gjithë duam më tepër nga ai dhe nga ekipi. Gjëja e fundit që ekipin arrin është vazhdimësia sepse procesi fillon me lojën e mirë në hapësira, dhe gjëja e fundit që arrini është që të luani mirë në vazhdimësi. Prandaj ai duhet të ketë vazhdimësi. Ai së bashku me Herreran në mesfushë ishin shumë mirë”, ka thënë Mourinho, raporton Goal.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...