24 Shtator 2016 - 19:42
Pas Distria Krasniqit dhe Fjolla Kelmendi, të shtunën garuan Akil Gjakova dhe Kushtrim Gashi, të dy në kategorinë 73kg, raporton KTV.
Akili ishte shumë afër të fitojë medalje mirëpo humbi në duel për medalje të bronztë. Gjakova fitoi tri duelet e para, ndaj austriakut Reiter, sllovenit Hojak dhe rusit Khamkoev derisa humbi në gjysmëfinale nga ukrainasi, Kanivets dhe kosovarit i mbeti të luftojë për të bronztën.
Në ballafaqim me xhudistin nga Uzbekistani, Tursunov për vendin e tretë, Akili humbi me ippon dhe kësisoj mbeti jashtë podiumit. Ndërkohë, aventura e Kushtrim Gashit në Zagreb u përmbyll që në raundin e parë pasi xhudisti kosovar u mposht nga britaniku Aaron Turner.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...