Foto: Reuters

Barcelona merr kreun

24 Shtator 2016 - 18:02      

Pas barazimit në javën e kaluar në La Liga kundër Atletico Madridit, Barcelona i është kthyer fitores.

Katalunasit fituan pa vështirësi në udhëtim te Sporting Gijoni me rezultat prej 0-5, raporton Koha.net. Suarez e Rafinha shënuan në pjesën e parë për Barcelonën, në minutat 29 dhe 32.

Në pjesën e dytë Gijoni mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lora mori kartonin e dytë të verdhë për t’ia lehtësuar edhe më tepër punët Barcelonës në vazhdim të takimit, që shënoi edhe tri herë.

Neymar ishte ai që shënoi golin e tretë në minutënn e 81, kurse Turan u përkujdes për golin e katërt vetëm katër minuta më vonë.

Neymar shënoi edhe njëherë në minutën e 88, pas një asistimi nga Denis Suarez.

Me këtë fitore Barcelona merr kreun e tabelës me 13 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi që sonte luan kundër Las Palmas.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...