24 Shtator 2016 - 12:54
Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen më 6 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2016”, transmeton kosovapress.
Kjo ndeshje e madh dhe tejet e rëndësishme, veçmas për Kosovën po pritet më kërshëri të madhe në vendin tonë.
“Tempulli” i futbollit në Shkodrës, pritet të mbushet i teri me tifozët e Kosovës. Dardanët janë duke bërë përgatitjet e duhura për të mbështetur fuqishëm futbollistët e përfaqësues sonë. Djemtë tonë të cilët tashmë kanë vendosur ta veshin fanellën Kosovës, i pret një punë e madh përballë kroatëve të mëdhenj si Luka Modriq, Mario Mandzukiq, Kovaçiq, Perisiq e shumë emrave të tjerë, lojtarë këta të kalibrit botëror.
Ekspertët e futbollit tonë, e mendojnë të vështirë përballjen e Kosovës me Kroacinë, por sipas tyre, futbollistët e përfaqësues sonë, do të jenë të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje të madhe.
Arbnor Morina, trajner i njohur në futbollin tonë, ka thënë se Kosovën e pret një ballafaqim i vështirë, sepse sipas tij, skuadra jonë do të masë forcat më njërën ndër kombëtaret më të forta në botë. Ai mendon se kjo ndeshje është barometër për futbollistët tonë për të parë së sa janë të gatshëm këta djem për sfidat ndërkombëtare.
“Hapi i parë është bërë në mënyrë shumë të mirë, Kosova me Finlandën ka bërë lojë shumë të mirë, shumë të pjekur dhe ka treguar që ka një ekip që mund të matet më ekipet tjera. Kemi të bëjmë më një ekipe që është shumë e konsoliduar, prapë po them se kjo ndeshje për ne është barometër për të parë se ne a mund të mbahemi më lojtarët më të mirë në Evropë, por kjo ndeshje është edhe një inspirim se po luajmë kundër një skuadër shumë e fortë dhe lojtarët tonë do të japin maksimumin”, ka thënë Morina.
Ai ka shtuar se barazimi në këtë ndeshje do të ishte rezultat pozitiv për Kosovën.
Ballafaqimin me kroatët të vështirë e mendon edhe Arsim Thaçi, një tjetër trajner i futbollit tonë. Ai thotë se është vështirë ta parashikosh rezultatin e kësaj ndeshje, por sipas Thaçit, kjo sfidë për përfaqësuesen tonë është historike.
Thaçi e pranon se kualiteti është në anën e kroatëve, por ai thekson se motivi është në anën e futbollistëve të Kosovës, edhe pse sipas tij, Kosova është në formim të skuadrës dhe krijimit të identitetit të saj.
“Vërtetë ka më qenë një kënaqësi për ata që do ta shikojnë ndeshjen, sepse do ta kenë rastin të jenë pjesë e kësaj histori të futbollit të Kosovës. Në këtë drejtim kemi dy përfaqësues, ku Kosova është në formim të përfaqësues së vet, krijimit të një identiteti dhe një përfaqësues tjetër të asaj Kroacisë që tash kohëve të fundit është në mesin e dhjetë përfaqësueseve të njohura në botë. Kështu që motivi do të jetë tek lojtarët e Kosovës, sepse këta janë ata që do ta bëjnë historinë e futbollit pas pranimit, dhe normal presim që kjo lojë të jetë atraktive, por sidomos është kënaqësi më i pa edhe yjet e Kroacisë të cilët shumicën prej tyre i shohim vetëm në TV, kështu që do të kemi rastin të shohim një ndeshje edhe interesante edhe historike, dhe normal do të jetë një ndeshje ku do t’i shërbejë lojtarëve tonë të zhvillohen dhe në të ardhmen te jenë pjesa kryesore e përfaqësues sonë. Do të jetë shumë vështirë për Kosovën edhe për trajnerin e përfaqësues sonë, duke analizuar se përballë ka lojtarë, mesfushorë që luajnë në nivelet më të larta botërore dhe në këtë drejtim se sa do të ketë Kosova lojtarë që duhet t’u kundërvihen atyre, atëherë mbetet më pa”, ka theksuar Thaçi.
Ai është i bindur se futbollistët e Kosovës do të japin gjithçka nga vetja në përballje me Kroacinë, sepse sipas tij, çdo futbollistë për një ndeshje të tillë jep 100 përqindëshin.
E, edhe trajneri i Besës së Pejës, Gani Sejdiu e pranon se Kroacia është favorite, por ai është i bindur se kroatët nuk do ta kenë lehtë kundër Kosovës. Tekniku mitrovicas ka thënë se dihen cilësitë e lojtarëve kroate, por sipas tij, Kosova në duel me Finlandën ka treguar performancë mjaft të mirë.
“S’ka diskutim se Kroacia është favorit, por unë mendoj se kroatët nuk do ta kenë lehtë kundër Kosovës. E them këtë duke u bazuar në paraqitjen e përfaqësueses sonë kundër Finlandës, të cilët kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë”, ka thënë Sejdiu.
“I dimë cilësitë e lojtarëve kroate, për këtë nuk kemi çfarë flasim, sepse e dimë nivelin e tyre, por bazuar në formën që po tregojnë lojtarët tonë nëpër skuadrat e tyre, sidomos sulmuesit, mendimi im është se Kroacia nuk do ta ketë lehtë në ‘Loro Boriçi’”, ka pohuar Sejdiu. Ai është bindur se Kosova do të ketë paraqitje dinjitoze kundër kroatëve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...