Vokrri: Kroatët do t’i presim si vëllezër

24 Shtator 2016 - 10:21      

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për ndeshjen e madhe të 6 tetorit në “Loro Boriçi” kundër Kroacisë.

Vokrri është shprehur i gëzuar që ndeshja e parë si vendas është kundër Kroacisë, transmeton Koha.net.

“Të gjithë po e presim, do të jetë ditë historike për ne. Më bëhet qejfi që Kroacia është kundërshtar në debutimin tonë si vendas, do të jetë shumë emotive, pa marrë parasysh që do të luajmë në Shqipëri”, ka thënë Vokrri.

Ai më tej thotë se kjo do të jetë ndeshje vëllazërore.

“Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, shumë të afërta, për të mos thënë, vëllazërore. Ashtu do të priten kroatët, me të gjitha nderimet si vëllezër. Asgjë nuk do t’iu mungojë. Kurse në fushë do të mundohemi t’iu shkaktojmë problem, por nuk është e lehtë”, ka shtuar Vokrri.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...