24 Shtator 2016 - 13:37
Nga Mario de Carto që protestoi kundër një vrasësi e deri te Carlos Roa, që u mundua të shmangte apokalipsin, më poshtë është lista e lojtarëve që hoqën dorë nga futbolli në moshën më të mirë.
Hidetoshi Nakata
Në Itali të gjithë futbollistët kanë nga një nofkë, ngjashëm ishte situata edhe me japonezin Hidetoshi Nakata, që fitoi zemrat e tifozëve te Perugias e më pas të Romës, me të cilën ka një titull kampioni. Nakata quhej nga tifozët "Diamanti i vogël" dhe jashtë fushës ishte tej mase i popullarizuar. Vendimi i tij për t'u pensionuar në moshën 29-vjeçare befasoi gjithë botën. Ai këtë vendim e mori pas ndeshjes që e luajti me Japoninë në Botërorin 2006 kundër Kroacisë, ku edhe u shpall lojtari i ndeshjes. "Para një viti e gjysmë kam vendosur të tërhiqem nga futbolli, pasi kam kuptuar se ky sport po luhet vetëm për para dhe jo për kënaqësi. Unë kam ndier se ekipi është sikur familje e madhe, por gjërat kanë ndryshuar dhe për këtë arsye vendosa të largohem", pati thënë Nakata.
David Bentley
Ka luajtur futboll në kohën e gabuar. Bentley i dha fund karrierës, pasi regjistroi paraqitjen e parë në vitin 2003. Me 29 vjet, Bentley tha se është lodhur nga futbolli, ndonëse ka qenë shumë i famshëm dhe të gjithë kritikët kanë insistuar se ai ka hedhur në dëm karrierën e tij me një vendim të tillë. Bentleyt nuk i ka interesuar një gjë e tillë. "Kur fillova për herë të parë tek Arsenali kisha 15 vjet dhe ishte një kënaqësi e vërtetë. Thjesht isha i dashuruar me futbollin, por më vonë kuptova se kjo dashuri ishte harxhuar. Më dukej vetja sikur një robot që dëgjon të tjerët", pati thënë Bentley.
Mario de Castro...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...