24 Shtator 2016 - 09:34
Merr fund pritja për Frederik Veselin. Prej ditës së sotme, mbrojtësi i Kombëtares është në dispozicion të Empolit për t’u aktivizuar në futbollin italian. Klubi i Serisë A e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare.
“Empoli njofton se ka kompletuar transferimin e Frederik Veselit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 gusht 2018”, thuhet në komunikatën e klubit toskan.
23-vjeçari iu bashkua Empolit gjatë afatit kalimtar të verës nga Lugano, por zviceranët bllokuan transferimin me pretendimin se qendërmbrojtësi kishte një kontratë të vlefshme me ta.
Situatën e ndërlikonte edhe fakti që rregulloret zvicerane dhe ato italiane për zgjidhjen e çështjeve të tilla nuk janë të njëjta, ndaj për zgjidhjen e problemit u desh një betejë ligjore.
Mbrojtësi i cili debutoi zyrtarisht me Shqipërinë në Kampionatin Evropian kishte edhe një vit të mbetur në kontratën me Luganon, por u largua duke përdorur një klauzolë e cila i jepte mundësinë që të rishikonte parametrat financiarë dhe nëse nuk binte dakord, mund të ikte nga klubi zviceran.
Drejtuesit e Luganos deklaruan se kishin mbetur të zhgënjyer nga ky veprim i lojtarit, të cilit në fakt i kishin propozuar rinovimin duke i përmirësuar kushtet financiare të kontratës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...