Basti prej 200 milionë eurosh i Kinës në tenis

24 Shtator 2016 - 12:21      

Merreni një prej yjve më të mëdhenj të sportit në Azi, bëni investim multimilioneurosh dhe zgjidheni një qytet kinez që është i vendosur për të garuar ndërkombëtarisht dhe çfarë del nga e gjithë kjo? Turneu i tenisit "Wuhan Open", shkruan sot Koha Ditore.

Ky turne, i cili starton këtë të diel, është vetëm në vitin e tij të tretë dhe po mbahet në vendlindjen e fitueses së parë nga Azia të një Grand Slami, Li Na.

Deri më tash, janë shpenzuar 200 milionë euro në ndërtimin e fushave dhe objekteve përcjellëse, pasi po synohet që brenda një periudhe të shkurtër të jetë turneu më i madh i tenisit, në të cilin do të paraqiten vetëm dhjetë tenistet më të mira të botës.

"Ky turne është ekskluzivisht për femra, kurse qyteti i Wuhanit synon të jetë më i njohuri në botën e tenisit me investimet që i ka bërë dhe synon t'i bëjë", ka thënë profesori Simon Shibli që ka përcjellë nga afër të gjitha punimet në Wuhan...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...