Vështirësitë për të transferuar Ronaldon te Barça

24 Shtator 2016 - 10:34      

Vera e vitit 1996 ndryshoi çdo gjë në karrierën e Ronaldo Luiz Nazario de Limas, shkruan sot Koha Ditore.

Në moshën 19-vjeçare, braziliani më nuk ishte i panjohur në botën e futbollit. Kishte fituar titullin e botës me Brazilin në vitin 1994, ndonëse nuk kishte luajtur për asnjë minutë. Ndërkohë, PSV-ja nisi të ndihej pak sa e vogël për sulmuesin eksploziv që kishte shënuar 54 gola në 57 ndeshje në dy stinorët me ekipin holandez.

Ishte kjo skuadra e parë e tij në Evropë, pasi u largua nga Cruzeiro.
Mirëpo storja ka mundur të jetë shumë ndryshe nëse zëvendëspresidenti i Barcelonës në atë kohë, Joan Gaspart, nuk do të ishte treguar kreativ kur u bë firmosja e kontratës që kompletoi transferimin e Ronaldos në "Camp Nou". "Madje u desh të maskohesha për të arritur marrëveshjen", ka treguar Gaspart.

Ajo lëvizje e bëri Ronaldon që të kalonte te Barça dhe të shkëlqente, e më pas tek Interi dhe Real Madridi dhe të bëhej i njohur si një prej sulmuesve më të mëdhenj në histori...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...