Në Drenas luhet derbi i vjeshtës

24 Shtator 2016 - 09:20      

Ndonëse Prishtinës i duhet fitorja për të kthyer pozitën e parë në klasifikim, te skuadra e kaltër vlerësojnë se presioni në ndeshjen derbi do të jetë te kampioni në fuqi, Ferronikeli, shkruan sot Koha Ditore.

Ferronikeli e pret Prishtinën të shtunën (sot) në Drenas, në derbin e javës së gjashtë të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja nis në orën 15:00 dhe pritet të ngjallë interesim të madh tek adhuruesit e futbollit në vend.

Prishtina e humbi pozitën e parë të premten, pas fitores së Trepçës '89 ndaj Lirisë. 89-shi tash është lider me 15 pikë, ndërsa Prishtina ka rënë në pozitën e dytë me 13 pikë. Ferronikeli është i treti me 9 pikë.

"Është ndeshje e dy ekipeve pretendente për titull, dy ekipeve më të kompletuara në ligë. Është derbi i vërtetë, ndërsa mendoj se presioni është në anën e kundërshtarit, pasi luan si vendas. Psikikisht ne jemi më të lehtësuar, ndërsa gjatë javës kemi punuar shumë mirë dhe jemi të gatshëm për ndeshje", ka thënë të premten kapiteni i Prishtinës, mbrojtësi Armend Dallku. Ai ka ftuar tifozët që të jenë prezent në stadiumin në Drenas për të shijuar përballjen e dy prej skuadrave më të mira në vend...(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...