Ukraina pret Kosovën në vendin me shumë tifozë proserbë

24 Shtator 2016 - 09:07      

FIFA i ka dhënë leje Federatës Ukrainase që të organizojë ndeshjen e 9 tetorit në Poloni, ku është një bazë jo e vogël e huliganëve që kanë marrëdhënie të mira me huliganët serbë dhe që në shumë raste kanë shpalosur pano në përkrahje të Serbisë e kundër Kosovës.

Panot me frazën "Kosova është Serbi" janë shpalosur jo rrallë nga huliganët polakë. Ndër të tjera kjo pano është shpalosur edhe në qytetin ku tash do të luajë Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova ka shpresuar që kjo ndeshje të luhet në Turqi, por edhe në Poloni pret përkrahjen e tifozëve. Ukraina nuk ka pranuar të presë Kosovën në territorin e vet, me arsyetimin se nuk ka njohur pavarësinë e saj.

Ukraina ka marrë leje që ndeshjen me Kosovën ta organizojë në terren neutral. Por ndeshja e vlefshme për kualifikimet e botërorit të futbollit "Rusia 2018" nuk do të luhet në Bullgari apo Turqi, që ishin opsione më herët. Ndeshja do të luhet në një shtet fqinj të Ukrainës dhe në një vend ku ka disa grupe huliganësh me prirje antishqiptare e anti-Kosovë.

Ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të luhet më 9 tetor, vetëm tri ditë pasi Kosova të përballet në Shkodër me Kroacinë. Ndeshja nuk do të luhet në Ukrainë, pasi ky shtet nuk e njeh Kosovën. Federata e Futbollit e Ukrainës të premten ka vendosur që ndeshjen ta organizojë në qytetin Krakow të Polonisë.
..(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...