Shtyhet përsëri meçi Klitschko – Fury

23 Shtator 2016 - 22:46      

Kampioni i botës WBO dhe WBA, Tyson Fury nuk do të jetë i gatshëm që të përballet më 29 tetor me ukrainasin Wladimir Klitschko.

E përditshmja britanike ‘Express.co.uk’ raporton se ende nuk dihet arsyeja e shtyrjes së meçit, por raporton se Fury ka informuar menaxhmentin e boksierit ukrainas dje për këtë shtyrje, transmeton Koha.net.

Boksieri i lindur në Manchester rrezikon të mbetet pa tituj, pasi brezat mund t’i hiqen për shkak se kanë kaluar mbi 12 muaj që kur i ka fituar ndaj Klitschkos nëntorin e kaluar në Dusseldorf.

Fury kishte befasuar të gjithë kur kishte arritur të shpallet kampion botë në pesha të rënda duke e rrëzuar nga froni Klitschkon pas 11 vjetëve.

Klitschko i kishte kërkuar rimeç, dhe data e parë ishte caktuar 9 korriku, por Fury e kishte shtyrë atë për shkak të një lëndimi që kishte pësuar më 25 qershor në stërvitje.

Më vonë ishte mësuar se kampioni i botës ishte suspenduar nga Anti-Dopingu në Britani të Madhe për shkak se kishte dështuar në disa teste antidoping në shkurt të 2015.

Paneli i Anti-Dopingut e ka lejuar Furyn që më 29 tetor të zhvillojë rimeçin kundër Klitschkos, kurse fati i tij për doping do të zgjidhej në nëntor.

Por, Fury javën e kaluar dështoi të paraqitet në konferencën për shtyp në Londër, me arsyen se i ishte prishur makina.

Express.co nuk jep ndonjë datë se kur mund të caktohet data e re e rimeçit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...