Rihapet rasti Neymar në Spanjë

23 Shtator 2016 - 19:00      

Gjykata e Lartë e Spanjës ka urdhëruar që të rihapen hetimet rreth transferimit të sulmuesit brazilian Neymar, nga Santosi në Barcelonë më 2013.

Rasti ishte mbyllur në korrik nga gjyqtari Jose de la Mata për shkak të mungesës së provave, por një grup i gjyqtarëve i udhëhequr nga Angela Murillo thonë se kanë gjetur prova të mjaftueshme të mashtrimit dhe korrupsionit për këtë rast dhe tani kanë vendosur që ta rihapin çështjen, raporton Goal.

Dy kontrata nga nëntori dhe dhjetori 2011 janë rishqyrtuar dhe thuhet se pagesa prej 40 milionë euro të bërë nga Barcelona për të garantuar nënshkrimin e lojtarit është shkelje e “tregut të lirë të transferimit” për futbollistët, transmeton Koha.net.

Ajo pagesë nënkuptonte që Neymar dhe babai i tij duhet t’i paguanin Barcelonës 10 milionë euro nëse marrëveshja nuk finalizohej, diçka që përshkruhet në dokumentin e fundit si “asimilimi i ndërgjegjshëm” dhe si “mashtrim” nga Gjykata e Lartë spanjolle.

Përveç Neymarit dhe babait të tij, për këtë rast është duke u hetuar edhe ish-presidenti i klubit katalunas, Sandro Rosell.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...