Argjentina i adresohet Barcelonës me një ankesë për Messin

23 Shtator 2016 - 18:25      

Trajneri i Argjentinës ka shprehur shqetësimin e tij për lëndimin e Lionel Messit.

Ylli i kombëtares argjentinase do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’, përballë Perusë dhe Paraguait.

Edgardo Bauza ka fajësuar klubin katalanas për lëndimin e Messit, pasi që sipas tij ai ka luajtur më shumë ndeshje sesa ka mundur t’i përballojë në këtë periudhë, transmeton Ksp.

“Barcelona kërkon nga ne (Argjentina) që të kujdesemi më shumë për të, por thënë të vërtetën janë ata që nuk po i kushtojnë rëndësi lojtarit”, ka thënë Bauza për Fox Sports.

“Isha i befasuar se duke e ditur që më herët kishte një problem, Barcelona e përdori aq shumë në ndeshjet e fundit”, ka theksuar trajneri i ‘Albicestes’.

Messi ka marrë një lëndim në ijë dhe do të mungojë për së paku tri javë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...