Foto Ilustrim

Trepça ’89 mposht Lirinë, merr kreun e tabelës

23 Shtator 2016 - 18:02      

Në takimin e parë të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës Trepça ’89 ka arritur të marrë pikët e plota në përballje me Lirinë.

Në “Riza Lushta” mitrovicasit u treguan më të mirë, duke shënuar fitore me rezultat prej 2-0, raporton Koha.net.

Golin e parë për “Xehetarët” e shënoi Shpëtim Idrizi kur po zhvillohej minuta e 23 e takimit.

Kurse për golin e dytë u përkujdes John, i cili shënoi një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Me këtë fitore Trepça ’89 bëhet lider i Superligës me 15 pikë, dy më shumë se Prishtina që nesër përballet me Feronikelin nga ora 15:00.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...