Feronikeli këkron revanshin ndaj Prishtinës, në kryendeshjen e javës

23 Shtator 2016 - 13:20      

Në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, kryendeshja e javës padyshim se do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, transmeton koha.net.

Kampioni i Kosovës kërkon revanshin nga humbja që e pësoi në Superkupë, muajin e kaluar, ku në fund triumfoi Prishtina.
Nikli vjen pas tri fitoresh radhazi dhe e ka gjetur freskinë, ndërsa Kaltërebardhët që kryesojnë në tabelë kanë ecurinë më të mirë viteve të fundit me 4 fitore e një barazim.

Vendësit do të jenë pa dy lojtarë të rëndësishëm të fazës së sulmit, Blerand Kurtishajn e Mendurim Hotin, që të dy të ndëshkuar me karton të kuq në derbin rajonal ndaj Drenicës, ndërsa Prishtina po ashtu udhëton me ndryshime, pasi nga kjo ndeshje do ti prijë skuadrës gjermani Lutz Lindemann, i cili ka zëvendësuar Kushtrim Munishin, i cili me gjith faktin se e këndelli skuadrën nuk gjeti gjuhë të përbashkët me zyrtarët e klubit për kontratë, transmeton koha.net.

Ndërkohë, Hajvalia që javën e kaluar e mposhti Dritën, do të ketë përballje të vështirë pasi në shtëpi e pret Llapin e Tahir Batatinës, në ndeshjen e dytë që zhvillohet të shtunën.
Të dielën janë në program për tu zhvilluar tri ndeshjet e fundit për këtë xhiroje.

Besa e Pejës synon t’i kthehet fitores ndaj Dritës, që ka bërë ndryshime të mëdha në kryesinë e klubit, e së fundi edhe në shtabin teknik, pasi Sadat Pajazitin e larguar do ta zëvendësoj boshnjaku Almir Alagiç.

Në letër është një ndeshje e lehtë për Pejanët, që krahas Prishtinës janë të vetmit pa disfatë, por tri barazime në tri duelet e fundit dhe mungesa e sulmuesit Kastriot Rexha e kanë bërë situatën jo shumë të këndshme te skuadra nga Karagaçi.
Gjilani nga ana tjetër, si vendës e pret ekipin mitrovicas Trepçën që mban pozitën e fundit në tabelë. Jargovanët pëësuan disfatë në xhiron e shkuar nga Prishtina dhe përballjen me Xehtarët e shohin mundësi të mirë për tu kthyer te rezultatet pozitive.

Ferizaj që në fillim e nisi mirë kampionatin me fitore bindëse, por që më pas u pasua me humbje të njëpasnjëshme, do ta pret Drenicën, e cila gjendet në vendin e shtatë me po aq 7 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...