23 Shtator 2016 - 13:03
Mbrojtësi i Borussia Monchengladbachut, Andreas Christensen, e ka përgëzuar tej mase ish bashkëlojtarin e tij Granit Xhakën duke thënë se është i jashtëzakonshëm në rolin e tij, dhe se te Arsenali do të ketë ndikim të madh në të ardhmen.
“Mendoj se ai do të jetë lojtari i duhur për Arsenalin. Ka personalitet, është madhështor në dhomat e zhveshjes dhe ka besim të madh në vete.
Luan me plot emocione dhe mendoj se nëse përshtatet në kulturën angleze, do të bëhet lojtar i madh. Si person është i vendosur i fokusuar dhe shakaxhi, por është edhe djalë i mirë dhe i suksesshëm edhe më shumë në fushë. Dëshiron vetëm të fitojë”, ka deklaruar Christensen.
Mbrojtësi danez poashtu beson se Xhaka e ka stilin e njëjtë si të vëllait të Eden Hazardit, Thorgan, transmeton koha.net.
Kujtojmë se Xhaka e filloi edicionin me shumë kritika nga tifozët e mediet angleze, por në dy takimet e fundit ai ua ka dëshmuar të kundërtën duke shënuar dy supergola.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...