23 Shtator 2016 - 09:53
Kur Arsenali kishte shkarkuar Bruce Riochun në verën e vitit 1996, emri i parë në gojën e të gjithëve si pasardhës i tij, ishte legjendari Johan Cruyff.
Ndonëse Cruyff nuk kishte një vend pune atëbotë, drejtori me ndikim i Arsenalit, David Dein, ishte përcaktuar për një francez shumë të panjohur atëbotë që po punonte në Japoni, për Arsene Wengerin.
Reagimi i publikut kur doli lajmi se Wengeri do të marrë drejtimin e një prej skuadrave më me traditë në futbollin anglez, ishte ai i befasisë.
"Arsene kush?", ishte pyetja e përgjithshme. Por, ata nuk e dinin se klubi po angazhonte një prej trajnerëve më me ndikim që ka parë bota që nga koha e vet Cruyffit.
Ai nuk ka fituar ndoshta numrin e trofeve që ka fituar Sir Alex Fergusoni apo nuk ka triumfet në Evropë që i ka Jose Mourinho, Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti, por në 20 vitet e tij tek Arsenali, ai ka revolucionarizuar futbollin anglez.
Loja teknike, me pasime dhe me posedim është tash normë për skuadrat që duan të konsiderohen si pretendente për tituj. Por, e tillë nuk ishte kur Arsene erdhi tek Arsenali. Ai me të ardhur në skuadër vendosi këtë stil loje.
Në kohën kur ai erdhi dieta dhe përgatitja fizike llogariteshin relativisht si të parëndësishme krahasuar me shpirtin ekipor, zakonisht të zhvilluar gjatë daljeve në pabe për të pirë alkool.
Por, me ardhjen e Wengerit, u vendos regjim i ushqimit, ndërsa ndryshimet ishin evidente. Ai pa se si trofetë nisën të vijnë.
Asnjë trajner elitar në ditën e sotme nuk punon pa shkencëtarë sportivë dhe analistë.
Wenger e nisi këtë revolucion dhe ideja se lojtarët e huaj të rinj mund të vijnë në Angli në vitet e tyre të zhvillimit dhe të zhvillohen në lojtarë të mëdhenj, i doli e qëlluar. Para Wengerit, kishte skepticizëm se trajnerët e huaj nuk do të arrijnë të kuptojnë futbollin anglez, e lëre më të sjellin lojtarë të huaj për të shkëlqyer.
Nicolas Anelka, Patrick Vieira, më vonë Cesc Fabregas, erdhën dhe shkëlqyen. Sërish, tash çdo akademi e skuadrave të mëdha përcjellin nëpër botë talentet...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...