Kosova zgjedh përfaqësuesin për Botërorin e Bowlingut

23 Shtator 2016 - 13:06      

Kosova do të përfaqësohet në fund të këtij viti me një garues në Kampionatin Botëror të Bowlingut, që mbahet në Shanghai të Kinës. Dhe përfaqësuesi i Kosovës do të përcaktohet në fund të kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten në Prishtinë ka nisur gara kualifikuese dhe ajo do të përfundojë të shtunën mbrëma, kur edhe do të zbulohet kampioni.
Të enjten dhe sot (e premte) do të paraqiten të gjithë garuesit, kurse të shtunën do të luhet pjesa finale, ku marrin pjesë tetë më të mirët e fazës së grupeve, ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Bowlingut të Kosovës, Fitim Fazliu. Ai ka bërë të ditur se në këtë turne kualifikues, do të marrin pjesë 24 lojtarë.

"Të gjitha përgatitjet i kemi bërë dhe po presim fituesin e turneut, i cili do të na përfaqësojë në kampionatin botëror që do të mbahet në fund të këtij viti në Shangai, ku do të marrin pjesë 100 shtete", ka deklaruar Fazliu, të enjten. "Në këtë turne krahas tetë garuesve të klubeve tona do të marrin pjesë edhe njerëz tjerë, pasi synimi ynë është që njëkohësisht të popullarizojmë edhe më shumë këtë sport në Kosovë"...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...