Todorovi premton ta shndërrojë Pejën në klub model

23 Shtator 2016 - 12:04      

"Këtë edicion i kam dy synime para vetes: të fitojmë në çdo ndeshje dhe ta shndërroj Pejën në klubin më të organizuar në Kosovë me ndihmën e kryesisë", ka thënë të enjten për gazetën Aleksandar Todorov. Peja ka angazhuar shtatë lojtarë gjatë verës, pasi pos në garat vendore dhe në Ligën Ballkanike, do të marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, ka dy synime me skuadrën e tij të re gjatë edicionit 2016-17, që nis muajin e ardhshëm. Synimi i parë është që të fitojë çdo ndeshje, kurse i dyti ta shndërrojë Pejën në klubin më të mirë të organizuar në Kosovë.

Todorov 43-vjeçar, drejtimin e skuadrës së Pejës e ka marrë në fund të muajit të shkuar dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare. Maqedonasi karrierën e trajnerit e ka nisur në vitin 1996, kurse para se të vijë te Peja ka qenë në krye të skuadrave Alumina, MZT Skopje, Kumanova, Vardari, Ankara Basket, Rilski Sportist, Balkan dhe Dinamo Bukuresht. Ai deri më tani ka fituar një titull kampioni dhe dy kupa të Maqedonisë.

Ka triumfuar edhe në edicionin e parë të Ligës Ballkanike (2008-09) me skuadrën e Rilskit. Ndërsa, në edicionin 2013-14 të BIBL-it, pati arritur deri në "Final-Four" që u mbajt në Prishtinë, me ekipin e Ballkanit ku siguroi vendin e tretë...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...