89-shi ka rastin të bëhet lider

23 Shtator 2016 - 11:02      

Trepça '89 në fillim të edicionit nuk llogaritej shumë nga skuadrat e tjera të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Por "xehetarët" kanë befasuar me paraqitje të mira dhe me rezultate, dhe tani e kanë rastin që të ngrihen në pozitën e parë në klasifikim, shkruan sot Koha Ditore.

Pas javës së pestë, Trepça '89 mban pozitën e dytë me 12 pikë, një më pak se Prishtina që prin. ‘89-shi luan ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë dhe kështu e ka rastin të kalojë Prishtinën me pikë dhe të ngrihet në pozitën e parë në klasifikim.

Trepça '89 e pret Lirinë e Prizrenit, të premten (sot) nga ora 15:00 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. Është kjo ndeshja e vetme që luhet të premten. Kështu në rast të fitores, mitrovicasit do të ngriheshin në pozitën e parë në të cilën do të qëndronin të paktën deri të shtunën, kur luhen ndeshjet e tjera të javës së gjashtë...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...