MKRS-ja ka paguar për punët që nuk janë kryer në Istog

23 Shtator 2016 - 10:03      

Gjetjet janë konstatuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Sipas raportit të kësaj zyre, MKRS-ja ka dhënë 84.579 euro për punët që nuk janë kryer në palestrën e Istogut, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e MKRS-së arsyetohen se mjetet e dhëna kanë shkuar për punët që kanë dalë gjatë ndërtimit. Sipas tyre, kjo nuk është tragjike. Ata i shqetëson që palestra nuk është gati, e sipas planit, këtë vit do të duhej të ishte në shfrytëzim të klubeve istogase.

Palestra e sporteve në Istog, e nisur së ndërtuari shumë vjet më parë, këtë vit është dashur të jetë në shfrytëzim të atyre pak klubeve që ka ky qytet.

Por kjo palestër ende nuk ka përfunduar. E as që është afër.
Madje, së fundi Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e Kosovës ka gjetur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka bërë shkelje, duke bërë një pjesë të pagesës te punëkryesi pa u kryer punimet.

Në Raportin e auditimit thuhet se nuk janë kryer instalimi i ngrohjes dhe tubacionit, instalimi i elementeve të sanitarisë, vendosja e dyerve, punët e ngjyrosjes, ndriçuesit elektrikë dhe gjëra të tjera. Vlera e dhënë për punët që nuk janë kryer është 84.579 euro.

Por në MKRS i arsyetojnë këto mjete, duke thënë se me ato para punëkryesi ka kryer punë që nuk ishin në projekt, por që kanë dalë si nevojë gjatë ndërtimit, gjë që, sipas raportit, nuk është mbështetur me dokumentacion...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...