Majlinda kthehet si legjendë në vendin ku nisi karrierën ndërkombëtare

23 Shtator 2016 - 09:00      

"Gjithnjë ndihem shumë mirë këtu, ngjarja ime e parë ndërkombëtare ishte në Kroaci. Unë dhe ekipi im gjithnjë kemi pasur përkrahje të madhe nga Kroacia, kështu që unë jam e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sot", ka thënë Kelmendi, përcjell sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi viziton shpesh Zagrebin. Në kryeqytetin e Kroacisë ka udhëtuar edhe të enjten. Ajo për herë të parë në Zagreb qëndron si kampione olimpike. Titullin olimpik e fitoi në fillim të gushtit, ndërsa në kryeqendrën kroate udhëtoi për të përkrahur nga afër ekipin e Kosovës që do të paraqitet në turneun "Grand Prix" të xhudos, që mbahet prej së premtes deri të dielën.

25-vjeçarja në Zagreb e ka zhvilluar edhe garën e saj të parë ndërkombëtare. Ajo ka folur në një konferencë shtypi të enjten në Zagreb, ndërsa në gjoks ka mbajtur medaljen e artë olimpike.

"Gjithnjë ndihem shumë mirë këtu, ngjarja ime e parë ndërkombëtare ishte në Kroaci. Unë dhe ekipi im gjithnjë kemi pasur përkrahje të madhe nga Kroacia, kështu që unë jam e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sot", ka thënë Kelmendi, përcjell sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Ajo nuk pritet të garojë deri në fund të vitit. Pas Olimpiadës pati disa javë pushim dhe tani e ka një fazë me më pak ngarkesë, për të mbajtur formën...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...