23 Shtator 2016 - 08:26
Me këtë rast, UEFA ka sugjeruar palën kosovare se projekti duhet të përfshijë edhe ngrohjen përfundi tapetit të barit, pastaj kamerat e sigurisë, zërimin, lidhjen për transmetuesit televiziv, rrethojat e jashtme të stadiumit dhe të hapen shtatë hyrje-dalje të reja. Të gjitha këto kërkojnë kohë dhe para shtesë. Kjo vë në rrezik idenë që Kosova të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore në Prishtinë
Adhuruesit e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, më 6 tetor, do të marrin rrugë për në Shkodër për ta përcjellë ndeshjen e dytë eliminatore për botërorin "Rusia 2018" kundër Kroacisë. Por, këtë rrugë shikuesit mund ta marrin për çdo ndeshje që Kosova do ta luajë si vendase deri në fund të ciklit eliminator, që mbyllet në tetorin e vitit të ardhshëm.
Stadiumi i qytetit të Prishtinës mund të mos jetë gati për pritje të kundërshtarëve të Kosovës gjatë këtij cikli, siç ishte paraparë më herët. Kjo pasi projekti për renovimin e stadiumit ka pësuar disa ndryshime, me sugjerimin e UEFA-s. E këto plotësime në projekt, do të marrin kohë dhe do të kenë kosto shtesë...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...