Doellman i kënaqur që pati mundësi të luajë me Kosovën

22 Shtator 2016 - 23:20      

Ylli i Barcelonës në basketboll, Justin Doellman ka thënë se Kosova ishte një mundësi shumë e mirë që të shijojë garat ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Doellman ka thënë se tani është i përgatitur fizikisht për ta filluar sezonin me Barcelonën.

“Jam në nivel të mirë fituesi. Kam luajtur me Kosovën dhe ka qenë një mundësi shumë e mirë për mua. Tani jam këtu për ta nisur sezonin, dhe shpresoj që të jetë fillim i mirë”, ka thënë Doellman për Sport.es.

Doelman, që ishte pjesë e Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017, ka thënë se është duke pritur të shohë se çfarë do të ndodhë me pasaportën e Kosovës.

Siç dihet, Këshilli Sportiv i Spanjës nuk e njeh pasaportën e Kosovës, por Doellman është shprehur se ndeshjet me Kosovën ishin një mundësi e mirë për t’u përgatitur për sezonin e ri.

“Qëllimi ishte që të bëhesha gati për sezonin e ri. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pasaportën. Kosova ishte një mundësi shumë e mirë që të luaja ndeshje ndërkombëtare”, ka thënë Doellman.

“Për mua ishte më mirë që të shkoja të luaja atje, por këtu po zhvilloheshin ndeshjet para sezonale dhe ndoshta kam humbur gjëra të rëndësishme me kolegët, por shpresoj që arrijë ritmin dhe të jem mirë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...