Dallku, sukseset e klubit “Prishtina” ia atribuon futbollistëve e jo vetëm trajnerit

22 Shtator 2016 - 18:44      

Faqja zyrtare e klubit të futbollit nga kryeqyteti, ka treguar se “Prishtina” ka vazhduar punën normalisht nga e hëna e këtej, pasi që dy ditën e fundjavës, pas ndeshjes së të premtes me Gjilanin, ishin pushim.

Aty është sqaruar se tre ditët e para është punuar dy herë në ditë nën udhëheqjen e shefit të ri të shtabit teknik, drejtorit sportiv, Lutz Lindemann dhe tre ndihmëstrajnerëve, Mentor Miftari, Rabit Ahmetaj dhe trajnerit të portierëve, Ahmet Beselica.

Ndërsa, sot është punuar vetëm në një seancë stërvitore nga ora 15.00. Po ashtu, edhe nesër mbahet stërvitja e fundit e lehtë para ndeshjes të së shtunës në Drenas.

Kurse, para deklaratave për ndeshjen derbi me Feronikelin, është deklaruar edhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku, i cili ka thënë se sukseset nuk janë individuale – sukseset janë të Prishtinës.

“Normalisht, në çdo klub të botës ndodhin ndryshime. Por, ato ndryshime ndodhin ndërmjet kryesisë dhe trajnerit. Ndërsa, ne i dëshirojmë shumë sukses trajnerit Munishi, me të cilin kemi punuar bashkë dhe kemi pasur harmoni të mirë. Mirëpo, janë kryesia dhe jo lojtarët që marrin vendime për këto punë”, ka thënë Dallku, përcjell Koha.net artikullin e faqes zyrtare të klubit “Prishtina”. “Kurse, ne lojtarët, pa marrë parasysh se kush është trajner, na mbetët të japim maksimumin dhe për treguar se jemi të aftë për fanellën e Prishtinës. Dhe, në momentin që kam kuptuar për ndryshimin, si kapiten, kam mbledh lojtarët, iu kam folur dhe kam kërkuar që mos të kemi asnjë minutë shpërqendrimi, sepse ky është vendim i kryesisë dhe normal ata i marrin vendimet”.

Dallku ka thënë të ketë dëgjuar se po flitet se sukseset kanë qenë vetëm të trajnerit duke iu adresuar vetëm trajnerit këto suksese.
“Por, këto nuk janë vetëm suksese të trajnerit. Janë suksese të ekipit. Sukseset janë të lojtarëve. Sukseset janë të kryetarit. Sukseset janë të drejtorit sportiv, por sukseset më të mëdha janë të futbollistëve. Dhe e fundit, e fundit, sukseset janë të Prishtinës dhe nuk janë individuale. Sukseset janë kolektive, sepse futbolli është lojë kolektive dhe nuk mund t’i adresohen ekskluzivisht vetëm një personi”, ka thënë mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku, i cili nga shumica e njohësve të futbollit cilësohet si futbollisti me paraqitjet më brilante në këto pesë javët e para, shkruan faqja e klubit Prishtina.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...