Foto: Reuters

Ancelotti përjashton mundësinë që Lewandowski të transferohet te PSG-ja

22 Shtator 2016 - 17:59      

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka thënë se transferimi i Lewandowskit te Paris Saint-Germain është i pamundur.

PSG-ja është një nga klubet e interesuar për shërbimet e yllit polak, transmeton Koha.net.

“Nuk do ta ndërroja Lewandowskin me askënd”, ka thënë Ancelotti për L’Equipe.

“Lewandowski te PSG-ja është i pamundur, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Mirë, ndoshta në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Mendoj se ai do të rinovojë me Bayernin”, është shprehur italiani.

Kontrata aktuale e polakut me Bayern Munichun do të skadojë në vitin 2019, kurse ai është i lidhur edhe me një kalim te Real Madridi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...